13 Tetor 2026

Analisti francezo shqiptar Genc Burimi, i ftuar në një emision televiziv, komentoi protestën e studentëve në Shqipëri, duke e krahasuar me lëvizjet e të rinjve në Francë.

Sipas Burimit, ndryshe nga protestat në Paris, ku kërkesat lidhen kryesisht me kushtet sociale dhe infrastrukturën arsimore, studentët shqiptarë po artikulojnë kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit.

Ai argumentoi se lëvizja studentore duhet të synojë edhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar, duke kërkuar që ambasadorët amerikanë dhe evropianë të ushtrojnë presion për një zgjidhje politike të situatës.

Diskutimet në studio:

Meço: Kishe bërë dhe një shënim ku kishe bërë një krahasim mes dy protestave që kanë për protagonistë të rinjtë tashmë në Evropë, në Paris dhe në Tiranë. Po me thënë të drejtën dhe nga mënyra si trajtohet, kur përpiqet pushteti të të vendosë në ca margjina, në ca kështu kufij, etike, morali, edhe me një lloj ndjeshmërie e ka shkëputur dhunës, a thua se njerëzit po shpërthejnë kështu se janë… kanë dëshirë, mes gjithë të mirave, llastohen. Si e sheh ti nga kjo distancë protestën?

Burimi: Shqipëria ka një avantazh shumë të madh dhe duhet vendosur theksi aty. Sigurisht që dhuna policore ekziston… ekziston dhe duhet denoncuar fort edhe mos kini merak do jenë prindwrit të pranishëm në vijën e parë të frontit për të mbrojtur të drejtat e fwmijwve tw tyre kur ka dhunë si nw Francw. Po ashtu ekzistojnë edhe kështu përqasje të tilla… bile s’kam dëgjuar që tashmë po përzenë edhe studentët shqiptarë nga konviktet.

Për të sjellë indianë, studentë indianë. Këto ekzistojnë. Shqipëria ka këtë avantazh të madh në këtë moment me këta studentë që s’e ka rinia franceze. Ata të rinj sot, unë dëgjoja, duan dorëheqje.

Këta kanë kërkesa politike. Në Francë s’e kanë politike. Në Francë e kanë sociale. Në Francë e kanë që të kenë më shumë profesorë, që të kenë ndërtesa më të mirëmbajtura, që të ketë ftohje e nxehje në verë, ngrohje në dimër. Në Shqipëri këta janë të politizuar. Është fati i madh për Shqipërinë. Duan dorëheqje, duan sistem të ri. Mos humbisni kohë me dhunën policore. Duhet që kjo protestë sot ka si objektiv të sjellë në tryezë ambasadorët amerikanë dhe evropianë. Ata t’i bëjnë presion Ramës sot, e zgjidhja të vazhdojë.