“Struktura dialektore e shqipes. Një qasje e re” Autor Akademik Bahri Beci

Autor Akademik Bahri Beci

Recensues: Gianni BELLUSCIO

Fjalë çelës: 1. Gjuhë shqipe 2. Dialektologji 3. Studime

Vepra e akademik B. Beci “Struktura dialektore e shqipes” analizon, në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH-së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektore, njësitë dialektore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.), si edhe tiparet e vlerësuara prej autorëve të tyre si dalluese për këto njësi.

Libri ka tri pjesë themelore

Në pjesën e parë, shqyrtohen dukuritë dialektore të shqipes, vihen përballë të dhënat e punimeve të derisotme me të dhënat e ADGJSH-së dhe, mbi këtë bazë, parashtrohen pikëpamjet e përfundimet tona.

Në pjesën e dytë, pasi shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për strukturën dialektore të shqipes, jepet pikëpamja jonë për këtë problematikë.

Në pjesën e tretë, shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për tiparet dalluese të njësive dialektore të shqipes dhe në vijim jepen për secilën nga njësitë dialektore të pranuar prej nesh tiparet dalluese.

Pra, në këtë libër, përveç të dhënave të reja për veçoritë fonetike, gramatikore dhe leksikore dialektore të shqipes dhe shtrirjes territoriale të tyre, parashtrohet edhe një ndarje e re e strukturës dialektore të saj.

Libri u drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar të njohin dukuritë dialektore të shqipes, strukturën a njësitë dialektore të saj, si edhe tiparet e tyre dalluese. Kuptohet që punimi, në radhë të parë, u drejtohet specialistëve që merren me studimin e dialekteve të shqipes, studentëve, po edhe gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të njohur strukturën dialektore të shqipes.

Për të shënuar shtrirjen territoriale të dukurive dialektore, por jo njësitë dialektore të pranuara prej nesh, kemi përdorur emërtimet: të folmet e Shqipërisë së Veriuttë folmet e Shqipërisë së Juguttë folmet veriore të Shqipërisë së Veriut, të folmet qendrore të Shqipërisë së Veriut, të folmet jugore të Shqipërisë së Veriut; të folmet veriore të Shqipërisë së Jugut, të folmet jugore të Shqipërisë së Jugut etj. Në citimet nga autorët e derisotëm për shtrirjen territoriale të dukurive dialektore janë ruajtur emërtimet e përdorura prej tyre.

Në vijim të librit, emërtimet për njësitë dialektore janë të lidhura, ose në varësi, të ndarjes dialektore të propozuar.

476 f. ISBN 978-9928-190-82-6  Çmimi 1500 lekë Botues: UET Press

Tiranë, shtator 2016