SHISH, AKSHI, policia, hipotekat, IKMT dhe dhjetëra institucione komandoheshin nga Ergys Agasi, Vlora Hyseni së… SHISH, AKSHI, policia, hipotekat, IKMT dhe dhjetëra institucione komandoheshin nga Ergys Agasi, Vlora Hyseni së shpejti në SPAK, ka dalë në përgjimet e koordinatorit të Edi Ramës 11:06 | 12/01/2026 A A SHISH, AKSHI, policia, hipotekat, IKMT dhe dhjetëra institucione komandoheshin nga Ergys Agasi, Vlora Hyseni së…

Ergys Agasi
12 Janar 2026
Një mega-dosje që vazhdon të hetohet nga SPAK po zbulon një skemë shqetësuese funksionimi të shtetit shqiptar, ku dhjetëra institucione kyçe rezultojnë se nuk vepronin sipas hierarkisë ligjore dhe kushtetuese, por sipas një zinxhiri informal komandimi, me qendër një emër të vetëm: Ergys Agasi, që sot ndodhet në kërkim nga drejtësia për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.
Sipas materialeve hetimore dhe përgjimeve të administruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit nga zyra e tij, Agasi shfaqet si figurë qendrore koordinuese, ku drejtues institucionesh shtetërore raportonin, informonin dhe orientoheshin për veprimet e tyre, duke anashkaluar strukturat zyrtare dhe procedurat ligjore. Në përgjime dhe materiale të sekuestruara nga SPAK, dalin qartë institucione si, SHISH, AKSHI, Hipotekat, IKMT, policia dhe dhjetëra struktura të tjera të administratës shtetërore.
Këto institucione, nuk rezultojnë të kenë vepruar si entitete të pavarura, por si pjesë e një mekanizmi të centralizuar ndikimi, ku informacionet, vendimet dhe veprimet koordinoheshin përmes Agasit, i cilësuar nga Arben Ahmetaj si koordinatori i kryeministrit Edi Rama me bosët e krimit. Hetimi ngre dyshime se Agasi kishte rol real vendimmarrës, edhe pse pa asnjë funksion zyrtar, duke ushtruar kontroll faktik mbi procese që lidhen me sigurinë, shtetin digjital, pronat dhe kontrollin e territorit.
Informacione sensitive
Një nga aspektet më të rënda të kësaj dosjeje lidhet me Shërbimin Informativ Shtetëror.
Në përgjime del Vlora Hyseni, drejtoreshë e SHISH-it, e cila dyshohet se ka qenë pjesë e komunikimeve që po hetohen nga SPAK, ku informacione sensitive dhe vlerësime të inteligjencës rezultojnë të jenë nxjerrë jashtë kanaleve zyrtare. Këto informacione, sipas ligjit, janë të klasifikuara dhe duhet të qarkullojnë vetëm në nivele të përcaktuara shtetërore. Dalja e tyre në një kanal informal, përmes një personi pa funksion publik si Agasi, konsiderohet nga hetuesit si një shkelje e rëndë e sigurisë kombëtare.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Vlora Hyseni pritet të thirret së shpejti në SPAK, për të dhënë shpjegime mbi rolin e saj dhe mbi marrëdhënien me Ergys Agasin. Gjithasthtu bashkw me SHISH, drejtues tw lartw policie dyshohet se kanë përcjellë tek Agasi të dhëna konfidenciale mbi operacione policore, hetime në zhvillim dhe bashkëpunime me struktura vendase e ndërkombëtare. Informacioni thuhet se prwfshinte, nga persona në kërkim dhe subjekte biznesi nën hetim, deri te të dhëna të ardhura nga Interpol, Europol, DEA, strukturat antiterror, BKH dhe agjencitë partnere të BE-së dhe SHBA-së.
Sipas përgjimeve, disa prej të cilave rezultojnë të jenë regjistruar edhe nga vetë Agasi përmes pajisjeve të fshehta audio-vizive në zyrën e tij, krijohet bindja se raportimi ndaj tij nuk ishte rastësor, por i qëndrueshëm dhe i gatshëm, sa herë që ai kërkonte informacion. Një skemë që, në thelb, e zhvesh shtetin nga autoriteti dhe e vendos atë në shërbim të interesave informale. Pavarësisht rëndesës së këtyre fakteve, drejtësia duket se ka vepruar me kujdes ekstrem për të mos ekspozuar plotësisht përmbajtjen e takimeve dhe bisedave mes Agasit dhe zyrtarwve tw lartw, pasi çështja është ende nën hetim dhe materialet që po hetohen janë voluminoze.
Skandali
Një kapitull më vete në këtë dosje përbën AKSHI, institucioni që kontrollon infrastrukturën digjitale të shtetit shqiptar. Sipas të dhënave që po analizohen nga SPAK, ky institucion nuk ka qenë thjesht një hallkë teknike, por një instrument kyç ndikimi. Përmes AKSHI-t administrohen: të dhënat e pronësisë së qytetarëve, të dhënat biometrike, informacionet shëndetësore, gjobat, penalitetet dhe të dhëna financiare, hyrjet dhe daljet nga territori. Hetimi ngre dyshime serioze se aksesi në këto sisteme është keqpërdorur, duke i kthyer të dhënat publike në mjet presioni, favorizimi apo mbrojtjeje interesash të caktuara.
Një nga faktet më tronditëse që po hetohet nga SPAK është dyshimi për ndërhyrje të drejtpërdrejta në sistemet e Kadastrës, përmes AKSHI-t. Sipas informacionit të grumbulluar, ka indicie se në disa raste janë ndryshuar pronarë në regjistrat zyrtarë të pronave, pa vendime ligjore dhe jashtë çdo procedure. Nëse ky fakt provohet, do të përbënte një nga shkeljet më të rënda të pronës private në Shqipëri, duke cenuar sigurinë juridike të çdo qytetari dhe duke hapur rrugë për grabitje pronash përmes manipulimit digjital. Kjo tregon se problemi nuk është thjesht korrupsion apo abuzim teknik, por kapje e shtetit digjital, me pasoja të drejtpërdrejta mbi pronën dhe të drejtat themelore.
