protesta-ne-zvernec-eurodeputetet

22 Shtator 2026

Eurodeputetët, të cilët shkuan këtë të martë në Zvërnec ku do të ndërtohet projekti turistik, janë pritur me protesta nga banorët e zonës.

Ata kanë kërkuar që eurodeputetët të dëgjojnë shqetësimet e tyre.

“Shqipëria nuk është në shitje”, dëgjohet të thonë ata mes të tjerash.

Kujtojmë që eurodeputëtët ndodhen në Shqipëri në Shqipëri në kuadër të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në BE.