“Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: – Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision Published: November 6, 2026

Ardit Gjeberea
7 Nëntor 2026
Moderatori dhe producenti Ardit Gjeberea ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e SPAK.
Për mediat, ai ka thënë se ishte thirrur për një çështje që është sekret hetimor dhe nuk mund të fliste më shumë.
Megjithatë, tregoi se ishte thirrur si person në dijeni.
Ai nuk i kurseu as batutat, teksa tha se prokurorët ishin miqësorë dhe ai i ftoi në emisionin e tij.
“Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësore dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan i ftova”, tha ai.
