Marjana Koceku

22 Shtator 2026

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK në kuadër të dosjes “AKSHI”, ku me vendim të GJKKO, u ushtruan disa kontrolle, përfshirë banesën e ish Kreut të Policisë, Ilir Proda.

Gjykata e Posaçme vendosi me kërkesë të SPAK ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”. Masa nuk është ekzekutuar për shkak se ajo ndodhet jashtë vendit.

Në një reagim në rrjete sociale, Koçeku ka shkruar se Vlora Hyseni u emërua në Kosovë nga Hashim Thaçi dhe u shkarkua nga Albin Kurti. Më pas në Shqipëri u emërua nga kryeministri Edi Rama por po e arreston SPAK, ndërsa shton se “asgja me emnin Vlorë nuk i ka punët mirë këto kohë.”

“Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlore nuk i ka punët mirë këto kohë.”, ka shkruar deputetja që u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së.