Kompleksi muzeal i Xher Mëhallës Delvine

30 Mars 2026
Kompleksi i Xhemahallës ose Xhamia Mbret (i referuar edhe si Kompleksi urbanistik në lagjen “Lejla Malo”) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri.

Xhamia e kompleksit është një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Shqipëri, xhamia-mbret e Xhermehallës në Delvinë. Kompleksi islam i vitit 1682, i vetmi për nga arkitektura në territorin shqiptar, është monument kulture i kategorisë së parë. Kompleksi nis me Çesmën e Llutroit, një monument i ndërtuar me harqe guri dhe një sistem kompleks kanalizimesh që furnizonin me ujë hamamin, medresenë dhe xhaminë.
