Arion Sulo

6 Nëntor 2026

Analisti Arion Sulo, i ftuar në emisionin “Top Story”, deklaroi se SPAK-u e ka shpëtuar qeverinë e Edi Ramës nga një situatë e vështirë politike, duke mos dërguar një kërkesë të dytë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas tij, në kushtet e protestave, përplasjeve me opozitën dhe tensioneve me Erion Veliajn, kryeministri do ta kishte shumë më të vështirë të refuzonte një kërkesë të tillë.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: Këshilli i Europës është më i qartë në kushtëzimet e veta. Çështja Balluku është kusht për integrimin.

Sulo: Kusht, sepse situata me Ballukun nuk mund të kalojë siç e kalon SPAK-u dhe siç e kalon Komisioni. Por pse është kaq e rëndësishme? Është shumë e rëndësishme sepse ata e dinë. Pra, ndaj them që janë hipokritë dhe janë të mangët në raportin e tyre, sepse e dinë rëndësinë e çështjes së saj.

Domethënë, sot ne kemi SPAK-un. Edhe për SPAK-un janë hipokritë. I bëjnë lavde, sado që është i vetmi institucion, në perceptimin e qytetarëve, që është i vetmi institucion…

Jo, nuk është kështu, sepse SPAK-u, sot që flasim, ditën që flasim, e ka shpëtuar qeverinë e Edi Ramës, duke mos dërguar kërkesën e dytë për Ballukun.

Përfytyroni sot, në këtë situatë të vështirë politike që ka kryeministri, një kërkesë të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut mbi tavolinën e kryeministrit dhe në Parlament. Dhe Rama të thoshte: “Jo, nuk e jap prapë”, edhe pse akuzat janë rënduar.

A mund të thoshte Rama jo sot, në këtë ditë, me protestat, me opozitën, me Veliajn?

Ky është shpëtimi, pra.

SPAK-u ka bërë këtë, këtë, këtë, këtë. Sasia s’do të thotë asgjë. Momenti, cilësia, rëndësia e ngjarjes është ajo që e vendos standardin dhe e ndan të mirën, domethënë të vlefshmen, nga ndihma që i jepet një kryeministri.

Sot fuqia e zonjës Balluku është njësoj si kur ka qenë zëvendëskryeministre. Njësoj. Dhe për këtë është dëshmitar gjithë kryeqyteti dhe gjithë vendi. Emërime me ministra, me drejtorë policie, me ndikime. Atëherë, çfarë? Çfarë raporti është ky i Komisionit Europian?

Që SPAK-u e shpëton qeverinë edhe nga sikleti më i madh. Ta hiqte, t’ia jepte imunitetin, është fuqia, domethënë të votonte pro heqjes së imunitetit, do të kishte hallin e fuqisë së saj, të votave, të mazhorancës së tij, të grupeve, të luftës që do t’i shtohej, të tensioneve që do t’i shtoheshin brenda.

Të mos ia hiqte, kishte protestën te dera.

SPAK-u çfarë bën? E heq këtë minë, e heq këtë minë dhe e shpëton.

Prandaj them që është hipokrit raporti.

Top Channel