“S’mund të përdori gaz ndaj demokratëve”/ Deputeti demokrat sulmon Bashën: PD ka vdekur politikisht

8 JANAR 2022, 20:11

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti ka akuzuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha, pasi mbështetësit e këtij të fundit hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve në selinë e PD-së.

Sipas Alizotit, prania e policisë në godinën e PD-së tregon se kjo parti ka vdekur politikisht, ndërsa shtoi se tashmë Bashës nuk i vlejnë më as vula dhe as selia.

Sipas tij, izolimin e partisë siç po e bën Basha nuk e ka bërë as Ramiz Alia, teksa tha se tashmë nuk mund t’i thotë më Bashës kryetar.

“Policia është një institucion shtetëror, por ne nuk jemi në Suedi. Vetë partia jonë ka thënë që kjo është policia e krimit.

Për ne si demokratë, prezenca e policisë do të thotë që kemi vdekur politikisht. Kur hyn policia, ka mbaruar politika.

Ai që është sot në PD nuk mund të përdori gaz ndaj vartësve të vet, ata janë votues demokratë. Izolimin nuk e ka bërë as Ramiz Alia,” tha Alizoti në ABC.

Gazeta Shqip