Shtrohet në spital ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ja çfarë raportohet mbi gjendjen e tij shëndetësore

15 tetor  2021

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton raportohet të jetë shtruar në një spital në Kaliforni pas një infeksioni në traktin urinar, të përhapur në gjak, që njihet ndryshe si “sepsis”.

Raportohet se 75-vjeçari ndodhet në Kujdes Intensiv. Raportohet se problemet shëndetësore nuk kanë lidhje me Covid-19. Ish-presidenti ka vuajtur më herët nga sëmundjet e zemrës.

Spitali bën me dije përmes një deklarate për media se ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka marrë lëngje dhe antibiotikë. Ai do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e “bluzave të bardha” në një monitorim të vazhdueshëm.

“Pas dy ditësh trajtim, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët.

Mjekët e ish-Presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut.

Clinton do t’i jepen sot antibiotikë intravenozë, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Të gjithë parametrat e tij jetësore janë të qendrushëm.

Gazeta Panorama