Krim dhe korrupsion: – Shumë politikanë ende nuk e dinë se sa vila kanë e kjo gjë çuditërisht konsiderohet normale.

Studiuesi i njohur tregon çfarë po ndodh në Shqipëri dhe plas deklaratën e fortë: Kemi ministra të akuzuar për korrupsion në listat e BE dhe SHBA, shumë politikanë nuk e dinë sa…

15 TETOR 2021

Studiuesi Afrim Krasniqi u shpreh në Shqipëri ka humbur shpresa për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Krasniqi arsyeton se në ndryshim me vite më parë, krimi ka arritur në nivel politik tepër të lartë dhe shton se shumë politikanë ende nuk e dinë se sa vila kanë e kjo gjë çuditërisht konsiderohet normale.

“Sipas historisë, fundi i mandateve të dyta ka pasur nivelin më të lartë të korrupsionit. Nëse në fillim të viteve 1990 ishin doganierët që konsideroheshin si të korruptuar, sot bëhet fjalë për politikanë që kanë disa vila dhe nuk e dinë sa vila kanë dhe quhet normale me standardin e sotëm të politikës. Ne kaluam nga niveli i vogël i korrupsionit, kaluam tek niveli i sistemit të drejtësisë dhe tani kemi kaluar në nivelin politik. Kemi ministra të akuzuar në listat e BE dhe SHBA të akuzuar për korrupsion”, u shpreh Afrim Krasniqi.

Gazeta Sot