Kuriozitet – Lajm Arkiv.

Edith Durham ishte e para që arriti të incizonte një lahutar të vendit tonë.

21 nentor 2019

Për studiuesin Jaho Brahaj, Mary Edith Durham ishte e para që arriti të incizonte një lahutar të vendit tonë. “Mary Edith Durham i ka kushtuar vendit tonë shumë studime, që shihen me gjakftohësi dhe pa njëanshmëri, sepse ishte një studiuese që vinte nga një vend i largët, duke i dhënë dhe një këndvështrim të ri studimeve etnologjike për Shqipërinë dhe zbërthimit të shoqërisë shqiptare.

Ajo pasqyroi dhe studioi krahas kulturës, traditave, etnografisë, etj, edhe jetën politiko-shoqërore në vend.

Durham është e para, që ka bërë incizimin e një këngëtari lahutar në Shqipërinë e Veriut, që ruhet në nje muze në Londër”, shprehet Brahaj.

Gazeta Sot