Turqia ka bërë të ditur se është e gatshme të presë një takim katërpalësh me Kombet e Bashkuara, Rusinë dhe Ukrainën për të organizuar eksportin e drithit përmes Detit të Zi.

Sipas ministrit të Jashtëm Mevlut Cavusoglu, miliona tonë grurë kanë ngecur në portet e Ukrainës nga forcat ruse, dhe anijet përballen me rrezikun e minave.

Cavusoglu ka theksuar se OKB-ja ka paraqitur një plan për të lehtësuar eksportet. Sipas planit, korridore të sigurta mund të krijohen në Detin e Zi për eksportet e grurit nga Ukraina.

Nëse Rusia përgjigjet pozitivisht, do të ketë një takim katërpalësh në Stamboll”, tha Cavusoglu. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, tha se Ankaraja kishte një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e situatës që ka rritur perspektivën e mungesës së ushqimit në mbarë botën. Ne kemi qenë në kontakt shumë të ngushtë dhe po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet turke për këtë çështje”, tha ai.

Gazeta Sot