15 Qershor 2022

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë dhe në dëborën e sapo rënë të Antarktidës.

Studiuesit nga Universitetit i Centerbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende të ndryshme në Antarktidë dhe secili prej tyre përmbante fragmente të vogla plastike.

Mikroplastikët janë fragmente më të vogla se një kokërr orizi shpesh dhe të padukshme me sy. Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca për cdo litër borë.

Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalai (PET) që përdoret tek shishet dhe paketimet e pijeve joalkoolike. Ky lloj i plastikës u gjet në 79% të mostrave.

Por nga ka ardhur plastika aty?

Burimi më i besueshëm janë stacionet kërkimore shkencore lokale, megjithatë modelimi i tyre tregon se origjina e tyre mund të ketë qenë deri në 6000 km larg, raporton BBC.

Nga Ora News