9 Prill 2023

Banorët e Baldushkut që humbën shtëpitë nga termeti i 26 nëntorit do të futeshin në banesa të reja brenda vitit të ri. Por tre muaj pas deklaratave të kryebashkiakut zona është bosh e duket që ende nuk kanë përfunduar të gjitha punimet pasi tubacionet e ujit ende nuk janë vënë në funksion. Sakaq ende nuk ka një sqarim se cfarë ndodhi me premtimin e Veliajt dhe pse banorët ende nuk kanë hyrë në shtëpitë e reja.

Më këngë dhe valle më 19 dhjetor të 2022 kryebashkiaku i Tiranës i shoqëruar nga Kryeministri Rama ishin në Baldushk të Tiranës.

Banorëve në fshatin Mustafakoc ju premtua në atë kohë se do të hynin në shtëpitë e rindërtuara brenda vitit të ri.

Por për cilin Vit të Ri e kanë pasur fjalën? Tre muaj pas inagurimit ne ndodhemi në zonë për të parë a janë futur banorët brenda.

Erion Veliajt i ka shërbyer ky vend për të përmbushur propagandën e tij për rindërtimin, një proces ky që për këto banesa ende nuk është përfunduar, kjo dhe për shkak se tubacionet dhe instalimet e rrjetit të ujit të pijshëm nuk janë vënë në funskion.

Kjo është situata, këtu nuk ka asnjë familje brenda e ndaj ju takon juve  të besoni kë të doni.

Nga Sonila Musai. Tv Ora