10 Prill 2023
“Kjo vjedhje e madhe ka për qellim të bëjë miliarder Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabari i Edi Ramës. Por kjo kurrë nuk do pranohet. Do anulohet. Ne kemi filluar denoncimet. Ju keni parë përgjigjen e prerë kategorike të komisionerit të zgjerimit i cili shprehet se respektimi i MAS është detyrim pa kushte ligjore. Ndaj dhe do bëjmë gjithçka ta anulojmë.

Berisha gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook u shpreh se ka nisur denoncimet dhe do bëjë gjithçka që ai projekt të anulohet.

Ndërsa i  pyetur nëse do të hetojë deputetët e Parlamentit, Berisha u përgjigj: Lidhur me hetimin, ju e dini që unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat.  Rama nuk e pranon. Por zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo në muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi për hajdutët e pushtetit është një amnisti për ta. Parashkrimi u bën të mundur atyre të krijoni parajsa përrallore. A do hetohet? Pa diskutim, edhe ata që kanë abuzuar. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese nga 22 marsi i vitit 1992 për të mos thënë 31 mars 91 e në vazhdim”.

Gazeta Panorama