Shtate jete te humbura nga Covid.

7 DHJETOR 2021

Është rritur në nivele shqetësuese numri i jetëve të humbura në 24 orët e fundit nga Covid.

Në këtë hark kohor, ku më i riu është një person 40-vjeçar nga Tirana. Ne Tiranë kanë ndërruar jetë 3 shtetas, të moshës 40 deri në 82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati dhe një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, ku thuajse gjysma e tyre është gjetur vetëm në Tiranë.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.