Screenshot

1 Mars 2026

lir Proda, i njohur si shërbëtor i bandave në krye të Policisë së Shtetit është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve.

Po ashtu, e njëjta masë është marrë edhe ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Shkak për këtë, dyshohet se është bërë mosmarrja e masave nga ana e dy drejtuesve të lartë sigurinë e rendit dhe qetësisë publike.

Ndërkohë, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar një tjetër personazh i errët i trukturave të policisë, Sokol Bizhga, i cili prej vitit 2022 mban detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Bizhga akuzohet si militant i verbër i së majtës, me lidhje me botën e krimit dhe ka spikatur disa herë si dhunues i qytetarëve në protesta.

Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Nga: SYRI.net