SHISH ka përgjuar të gjitha ambasadat, dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

3 Tetor 2026
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ku është shprehur se ka të dhëna të forta se SHISH ka përgjuar dhe survejuar të gjitha ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri.
“SHISH i drejtuar nga Agasi jo vetëm që ka regjistruar, survejuar opozitën dhe kundërshtarët e saj por ka të dhëna të plota që ka përgjuar zyrtarë ministra deputetë të partisë së krimit në pushtet dhe të gjitha ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri.
Ka të dhëna të plota duke shkelmuar në këtë mënyrë konventën e Vienës, traktatet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë dhe këto do të dalin.
I kemi denocuar me kohë i denoncojmë prap sot. Të përgjosh shërbimet diplomatike në Shqipëri lëvizjet e të huajve në një vend aleat të NATO-s e bën vetëm për qëllime armiqësore ndaj këtyre vendeve duke kërcënuar sigurinë e tyre dhe personave të përgjuar dhe koha do t’i provojë këto dhe jo vonë”, tha Berisha.
