Sipas informacioneve te sigurta, eshte realizuar versioni 2 i kenges se njohur”Xhamadani Vija-Vija”. Tekstin thone, se e ka hartuar me shume redaktore dhe pershtates te teksteve Zoti Pandeli Majko, sipas thenies se Tij te famshme – Me 1 janar hapim kufirin Kosove-Shqiperi.  Mirpo qe tani pa u promovuar Produkti ka plasur sherri per te drejten e autorit. Disa e mbrojne Majkon, sepse Ai ishte formuluesi dhe zbatuesi i Takses te njohur me emrin MAJKO, e cila u zhduk poshte ures. Pune koti, me mire te merremi me permbajtjen e variantit 2. Teksti i hitit te ri fillon, ashtu si  ne variantin e pare  “Kur u nisa per me ardhe …”, dhe vazhdon me vargun: “sme lejon taksa per me ardhe ….”. Pastaj Takse  Kosova-Takse Shqipnia …”.  Vargjet e tjera nuk bahen te ditura. Sherri ka plasur dhe  nuk i dihet perfundimi, se ku do promovohet, ne hyrjen apo daljen e Tunelit te Thirres.

Dy Grupet me qendrime te kunderta nuk bien dakorte, se ku eshte hyrja dhe ku eshte dalja. Disa thone se hyrja eshte ne anen e Mirdites, por grupi tjeter ngulmon se hyrja eshte nga ana e Kukesit.

Problem dhe sebeb i sherrit eshte edhe Personaliti, qe do e promovoje. Goje te liga pranojne, se Kryeministri nuk do jete i pranishem, se i ka inat taksat, dhe eshte i zemeruar, qe ne tekst nuk permendet fjala magjike: “Koncension”, fjale shume e dashur e ti.

Si do e zgjidhin kete problem do ju njoftojme, por kujdes dhe keshilloheni, se duhet te mbeteni vetem tek vargu: “ … Kur u nisa per me ardhe …”. Mos shkoni me tej, se paguani takse.