Refugjatët vajtje-ardhje: Pse Shqipëria u bë prapë “qendra e botës”. –

23/06/2018,

Nga Nevila Perndoj- Gazeta MAPO

Ditë vendimtare në Europë për krizën e refugjatëve nga Lindja. Plani për ta bërë Shqipërinë një vend kyç për pritjen e përkohshme të azilkërkuesve jashtë BE dhe “shpërblimi” me hapjen e negociatave.

Për Shqipërinë për t’i dhënë një goditje ndikimit rus në Ballkan dhe një shpresë rajonit, që s’po gjen veten në këto tri dekada? Kjo pyetje po qarkullonte prej kohësh në qarqet diplomatike, ku flitej jo pak për fatin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri sa, në prag të Samitit të liderëve të Unionit doli një tjetër çështje.

Ajo është një krizë e brendshme e BE, por që prek edhe vendet ballkanike. Refugjatët e Lindjes janë shtruar në tryezat europiane për zgjidhje, pasi kanë tronditur stabilitetin e qeverive siç është ajo e Gjermanisë, vendi lider në BE.

Dhe në prag të Samitit të 28 qershorit vjen edhe propozimi i diskutueshëm (jozyrtar) që fut në lojë Shqipërinë: të ngrejë kampin ose një nga tri kampet e refugjatëve dhe të marrë hapjen e negociatave për anëtarësim. Jemi një vend europian jashtë BE-së, siç parapëlqejnë disa nga anëtarët e unionit për të mbledhur refugjatët. Po ashtu, duam hapjen e negociatave të anëtarësimit prej gati një dekade që për faj të politikës sonë nuk ia kemi dalë dot.

A është momenti që të japim më shumë sesa të marrim për hir të integrimit? A është momenti edhe të “shpëtojmë” stabilitetin e qeverisë së Merkel, (siç shkruan së fundmi një artikull i DW) të cilën refugjatët e kanë futur në krizë vetëm pak muaj pasi Kancelarja nisi mandatin e katërt?

Asnjë përgjigje nuk është e sigurt deri tani. Pikat mbi “i” pritet të shtrohen nesër (e diel) gjatë një takimi me kryetarët e shteteve të BE-së, me iniciativën e Merkelit në një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Po përse Merkel?

Deutsche Welle seksioni shqip shkruan se, “partia gjermane në pushtet, CDU, dhe partia simotër nga Bavaria, CSU u përplasën javën e fundit si dy lokomotiva të drejtuara nga kryetarët përkatës, Angela Merkel dhe Horst Seehofer…”.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, do të kthejë emigrantët në kufi, nëse kancelarja gjermane Angela Merkel nuk gjen një zgjidhje në nivel unioni deri në fund të qershorit.

Por kjo çështje nuk është vetëm debat i brendshëm gjerman. Pjesë e saj është edhe buxheti i Eurozonës, sepse disa aktorë me interesa të ndryshëm janë të përfshirë në të.

Merkel deklaroi gatishmërinë për të patur një buxhet për investimet në zonën e euros. Paketa duhet të fillojë më 2021, duke plotësuar kështu një kërkesë të Presidentit të Francës Emmanuel Macron, edhe pse shifra nuk është bërë publike ende. Nga ana e tij, Macron i ka premtuar Merkelit një marrëveshje bilaterale për pranimin e refugjatëve.

Pjesë e diskutimit për një zgjidhje të mundshme të krizës së refugjatëve është edhe Shqipëria dhe ndonjë vend tjetër i Ballkanit, që nuk është në BE. E para ka qenë Austria që ka lakuar Shqipërinë si vend pritës i mundshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Europian. Një zëdhënës i qeverisë austriake ka konfirmuar se bisedime për qendra të tilla kanë nisur me Shqipërinë dhe me vende të tjera. Kryeministri Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në turin e tij të llogaridhënies, kinse e përgjithësoi debatin që nuk lidhet vetëm me ngritjen e një kampi refugjatësh por edhe të ISIS. “ …Kanë prodhuar këtë broçkullën tjetër kozmike të 600 mijë ushtarëve të ISIS-it që do vijnë në Shqipëri. ISIS nuk i ka njëherë 600 mijë ushtarë atje në terren, se po shkatërrohet dita-ditës, jo më të ketë 600 mijë pasagjerë që janë mbledhur me kallashnikovë dhe po presin avionët që të vijnë në Shqipëri. Ndërkohë që s’ka sesi t’i shkojë në mendje kujtdo, qoftë në Europë, që të mendojë se Shqipëria mund të bëhet një megapikë grumbullimi për 600 mijë, qofshin dhe refugjatë të zakonshëm…” – tha ai. Rama u kujdes të fokusohej te debati për dy çështje krejt të dallueshme, kampi i ISIS (që e ka mohuar në mënyrë kategorike) si dhe te numri 600 mijë (i refugjatëve) që po ashtu është mohuar. “Fake News”…komenton Rama edhe në Facebook.

Spartak Ngjela në një koment të tij në Facebook shkruan ndër radhë se, “numri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan…Mali i Zi sot është 650 mijë banorë”.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e ka shtuar komunikimin me mediat për këtë çështje. Ajo deklaron se nuk ka kërkesë zyrtare nga ndonjë vend i BE-së apo vetë KE-ja për ndërtimin e një kampi emigrantësh në Shqipëri. Për këtë çështje, i ngacmuar nga media, foli dy ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla. “Ka vetëm një rikthim të shqetësimit mbarë europian për një kanal të ri që lidh Europën Juglindore me Europën Qendrore të rrugës së emigrantëve që vijnë nga vendet e konfliktit dhe që mund të shfrytëzojnë këtë kanal Greqi-Shqipëri-Mal të Zi-Kroaci dhe më pas Europa Qendrore.

Ky informacion është publik, por Shqipëria as nuk ka negociuar, Shqipëria nuk ka as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Por një vend si Shqipëria, që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi, sigurisht që do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takojnë këllqeve të një vendi me 28 mijë km katror dhe me 3 mln banorë rezidente”, – tha Balla.

Por, a i ka kapacitetet Shqipëria për të strehuar edhe më pak refugjatë se 600 mijë, shifra që lakohet në çdo media ndërkombëtare?

Gerald Tatzgern, Drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalistikës në Austri tha se “…Mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve…”.

A ka plane për këtë? “Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën) në Shqipëri”, – përgjigjet ai.

BE-ja në këtë rast ka një problem më pak, por vendet në diskutim si Shqipëria kanë një problem më shumë, mbi të gjitha për rrezikun e përfshirjes në kamp edhe të simpatizantëve të IS-it por edhe se mund të krijohen hapësira të reja për grupet e trafikimit, në një vend të pakontrolluar si ne.

Eksperienca me eksodin kosovar

Një tjetër argument që po hidhet hipotetikisht në tryeza bisedimesh është se Shqipëria e ka përballuar një krizë humanitare gati dy dekada më parë. Por, a mund të hiqet një paralele mes tyre? Rreth 20 vjet më parë, Shqipëria priti dhe strehoi vëllezër të një gjaku. Kryeministri i kohës Pandeli Majko hapi dyert edhe për një arsye që nuk u tha zyrtarisht. Eksodi i kosovarëve që dëboheshin nga makineria e luftës e Sllobodan Milosheviçit kishte një qëllim tjetër: dërgimin e tyre në çdo cep të botës që të mos ktheheshin më në Kosovë. Vendimi i qeverisë shqiptare të kohës ishte shumëplanesh, pasi shpërndarja e kosovarëve anë e kënd globit ishte një ide që po përkrahej edhe nga liderë botërorë të kohës, që me dije apo padije mbështesnin largimin e tyre përtej Ballkanit. Atë botë, qeveria shqiptare nuk kishte kapacitetet për ta përballuar një fluks të tillë. Si ish-zv.ministër përgjegjës për krizën e 99-ës, Taulant Dedja shkruan në një koment të tij për këtë çështje se, “ishte populli ai që shpëtoi qeverinë shqiptare nga turpi i mungesës së kapaciteteve” . Ndërsa Kastriot Islami, si ish-Koordinator për Krizën e Kosovës në 1999, në një prononcim për gazetën “Mapo” nënvizon se, janë dy ngjarje që ndodhin në kohë të ndryshme e të lidhura me kontekste krejtësisht të ndryshme. “…Por janë dy ngjarje që kanë afërsi vetëm në një aspekt; Krizën humanitare të 1999 e shkaktoi regjimi diktatorial i Millosheviçit ashtu si edhe kjo ide e çmendur vjen nga regjimi oligarkik, kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës”. Islami thekson gjithashtu se, “ndërsa kriza humanitare e 1999 u menaxhua me sukses kryesisht për shkak të mikpritjes dhe angazhimit të të gjithë familjeve shqiptare, kjo ide e çmendur do të dështojë me sukses”.

“Pazari” për negociatat

Prej disa ditësh, opozita po këmbëngul se kryeministri Edi Rama po bën pazar me Brukselin për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri në këmbim të përshpejtimit të procesit për anëtarësimin e vendit tonë në BE. “…Një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm i një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit”, – ishte përgjigja e Bashës kur është pyetur për këtë çështje.

Ndryshe nga qëndrimi i djeshëm i Gjermanisë, që megjithëse pozitiv, ende jo përfundimtar, lajme jo të mira vijnë nga Holanda. 125 deputetë të Holandës kanë votuar kundër propozimit të hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë. Deputetët kërkojnë që qeveria e tyre të vendosë veton në Samitin e datës 28 dhe 29 qershor.

Përpos skepticizmit europian, që mund të lëshojë pe në këmbim të gjetjes së një zgjidhje për krizën e refugjatëve, në Shqipëri ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shkruante pak

Ditë vendimtare në Europë për krizën e refugjatëve nga Lindja. Plani për ta bërë Shqipërinë një vend kyç për pritjen e përkohshme të azilkërkuesve jashtë BE dhe “shpërblimi” me hapjen e negociatave.

Nga Nevila Perndoj- Gazeta CAPO

për Shqipërinë për t’i dhënë një goditje ndikimit rus në Ballkan dhe një shpresë rajonit, që s’po gjen veten në këto tri dekada? Kjo pyetje po qarkullonte prej kohësh në qarqet diplomatike, ku flitej jo pak për fatin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri sa, në prag të Samitit të liderëve të Unionit doli një tjetër çështje.