25 Maji 2026

Nga Agim Xhafka

1-Berisha u rizgjodh kryetar i PD, por nuk pati rivalë. Pse?

-Arsyen ta sqaroj unë, por qysh në fillim them nuk do ta besoni. Nga që është kaq e veçantë sa nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës në partitë simotra,sivëllezër apo sikunata. Berisha ishte i bindur dhe i sigurtë që do të fitonte. Edhe sikur të kandidonin për kryetar 100 të tjerë, por ai për të ruajtur prestigjin, dinjitetin dhe emrin e mirë të cilido kandidati, për pasojat humbëse paszgjedhore si; tallje, sharje, ofendime, ironizome e të tjera sulme mori vendimin e sakrificës individuale. Si shprehja “Një për të gjithë!”. Dmth të kandidojë i vetëm duke marrë parasysh edhe rrezikun e humbjes. Që në PD të ketë vetëm fitues, jo humbës.Largpamësi pra. E ja sot po bëjnë humor me fituesin, ama s’ka tallje për humbësin. Pra del që fituesi humbi dhe humbësi fitoi.

2-Deri sot jemi në vendet e fundit në Evropë. Po ndonjë vend nderi nuk kemi?

-Rilindja në tabelë nderi si e fundit e përhershme kudo. Hiç nuk luan nga klasifikimi.

Asnjëherë nuk lëvizim nga ky vend. Se kjo tregon stabilitet. Por tregon dhe karakter të fortë, nuk e lëvizim bythën poshtë e përpjetë si disa vende fqinje që nuk rrinë në një vend, ngjiten për lart e për më lart. Kjo e tyrja quhet paqëndrueshmëri, ndërsa e jona qëndrueshmëri.

3-Pardje BE tha që qeveria të vazhdojë negociatat, por na vendosi 43 kushte. Janë shumë apo pak?

-Mua më duken më se normale, bile shumë optimiste. Janë 43 kushte për tu realizuar. Sikur me optimizëm, siç na mëson partia, të relizojmë vetëm 1 kusht në vit, plotësohen të gjitha dhe ne hyjmë në BE pa fare kushte mbas 43 vjetësh. A nuk ju duket optimist ky fakt? Ikin shpejt kaq vite, hap e mbyll sytë dhe ja hymë brenda në BE.

4-SPAK nuk mundi të arrestojë Ballukun. A duhet të shkrihet?

-Jo, në asnjë mënyrë, përkundrazi të vazhdojë të qëndrojë i ngrirë si gjer më sot. Vetëm kështu na bën të shkrihemi gazit. SPAK i ngrirë është dhe shkrirje për hajdutët e kriminelët, është shkrirje gazi edhe për qeverinë që e mban SPAK-un si loja hapa dollapa, më kape, ta kapa.

5-Kaluan 6 vite nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar. Pse tha Rama që për dy vjet do të bëhet i riu?

-Akoma ti miku im nuk ke kuptuar lojrat dhe marifetet që bën Rama me shifrat në çdo deklaratë. Mos u çudit hiç. Për teatrin tha që i riu do jetë funksional pas 2 vjetësh. Dakord. Në letër ai e ka të shkruar, mbas 32 vitesh, por i ka mbetur një cen qysh në vogëli. Te shifra me disa numëra ai lexon vetëm numërin e fundit. Prandaj nga 32 tha vetëm 2. Kështu flet, si prestigjator. Psh kur ngre rrogat i flet me lekun e vjetër. Që u rritën goxha dmth. Kur ngre taksat i flet me lekun e ri. Që u rritën pak dmth. Si bir…kur…simtari sillet.