29 Nëntor 2026

Qytetarët e Zvicrës kanë votuar pro kufizimit të fishekzjarrëve të zhurmshëm, në një referendum kombëtar të zhvilluar të dielën. Rreth 60 për qind e votuesve mbështetën iniciativën që synon mbrojtjen e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit nga zhurmat dhe ndotja.

Sipas propozimit, do të ndalohet shitja dhe përdorimi privat i fishekzjarrëve që prodhojnë shpërthime të forta. Ndërkohë, mjete më të qeta, si xixëllonjat, do të lejohen të përdoren.

Qeveria dhe parlamenti zviceran kanë dy vjet kohë për të përcaktuar detajet e zbatimit të ndalimit, ndërsa për organizime të mëdha publike mund të ketë përjashtime të veçanta.

Mbështetësit e nismës argumentojnë se fishekzjarrët shkaktojnë stres te kafshët dhe njerëzit, ndërsa kundërshtarët e konsiderojnë kufizimin si cenim të traditave dhe lirive individuale.