29 Nëntor 2026

Protestuesi, i cili u raportua se ndodhej në koma pas plagosjes gjatë protestës, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Sipas përditësimit të dhënë nga stafi mjekësor, ai ka pësuar traumë në kokë dhe ndodhet në terapi intensive.

Mjeku i Spitalit të Traumës me sytë ulur përdhe bën me dije se aktualisht ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa pacienti është i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal.

Gjendja e tij po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe po ndiqet sipas protokolleve mjekësore.

Mjeku i Traumës: Në vijim të interesit qytetar për pacientin që po ndiqet tek Spitali i Traumës, ditën e djeshme ju informoj si në vijim. Pacienti me traumë koke ndodhet në terapi intensive nën kujdesin konstant të stafit mjekësor.

Aktualisht paraqitet indikacion për operacion. Po ndiqet në zbatim të protokolleve mjekësore dhe nën monitorim të vazhdueshëm të parametrave vitalë. Pacienti qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal.