29 Nëntor 2026

Edhe nata e sotme, 29 Nëntor i ka gjetur qyterarët në sheshe, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit tentuan që të shkojnë pranë Kryeministrisë, por policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës.

Kur qytetarët po marshonin qetësisht, policia ka hedhur sasi tepër të madhe gazi lotsjellës.

Policia e Shtetit nuk lejon që qytetarët të afrohen pranë Kryeministrisë.

Protestuesit janë shprehur se nuk do rreshtin së protestuari, deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Rama.

Ata shprehen se qeveria aktuale duhet të japë dorëheqjen, me qëllim që t’i hapë rrugë ndryshimeve të nevojshme, për demokratizimin e vendit. Protestuesit akuzojnë kreun e qeverisë se e ka bërë jetesën të pamundur në Shqipëri.

BalkanWeb