29 Nëntor 2026

Policia ka shoqëruar 20 persona pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, në ditën e Çlirimit.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” rreth orës 10:00, ku qëndruan për gati tre orë, përpara se të marshonin në drejtim të Kryeministrisë.

Tensionet nisën pasi një grup protestuesish shkruan një mbishkrim fyes ndaj kryeministrit Edi Rama në murin e godinës së Kryeministrisë.Pas këtyre veprimeve, situata u tensionua dhe policia ndërhyri, duke shoqëruar 20 persona në komisariat.

Ndërkohë, situata pranë Kryeministrisë vijon të mbetet e tensionuar.