Ermonela Jaho

25 Maji 2026

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga Franca, me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” (Kalorës i Arteve dhe Letrave). Ky është  një nga vlerësimet më të larta që jepen nga Franca për njerëzit me kontribut të jashtëzakonshëm në arte.

Sopranoja Jaho reagoi online me një mesazh emocionues, duke e quajtur këtë vlerësim, si një nder dhe emocion të madh.

Marrja sot e titullit të Kalorësit të Arteve dhe Letrave është për mua një emocion i madh dhe një nder thellësisht i dashur për zemrën time, pasi Franca përfaqëson aq shumë dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore”, shkroi Ermonela Jaho.

Më tej, sopranoja e njohur në nivel ndërkombëtar, u shprehu mirënjohjen njerëzve që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj, e veçanërisht agjentit Dominique Riber, për besimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme, si dhe për Jean-Philippe Thieally. Me përulësi, mirënjohje dhe një emocion të thellë, Jaho falënderoi Francën që priti sopranon me kaq bujari.