24 Maji 2026

Mediat kanë siguruar pamjet e sulmit rus në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar në Kiev, Ernal Filos.

Siç shihet, raketat kanë sjellë dëmtime të shumta, si edhe zjarre.

Për shkak të sulmeve, një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe një djalë 15-vjeçar, ndërsa 13 persona janë dërguar në spital, tre prej tyre në “gjendje të rëndë”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.

Shpërthime u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa raportohen dëme në të gjitha distriktet.