15 tetori, bojkot i punës nga gratë/ Thirrja për t’iu bashkuar revoltës studentore

15 Tetor 2026
“15 tetori – dita pa gratë në punë”. Kjo është thirrja që një grup grash u drejton grave dhe vajzave shqiptare, duke kërkuar bojkotimin e punës dhe bashkimin me studentët në protestë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ato u bëjnë thirrje grave në administratën publike, në bizneset private dhe atyre që qëndrojnë në shtëpi, që të bëhen pjesë e kësaj nisme.
“Nënat, gjyshet, motrat, gratë dhe studentët bashkë”, është mesazhi i tyre për 15 tetorin, në emër të rinisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.
