15 Tetor 2026

Gjimnazistët i janë bashkuar protestave, duke bojkotuar mësimin dhe duke u drejtuar drejt Parlamentit.

Fillimisht kanë qenë gjimnazistët në Kamëz, të cilët kanë braktisur mësimin dhe janë nisur drejt Tiranës, ku janë bashkuar edhe me të rinjtë e tjerë nga gjimnazet e Tiranës.

Të rinjtë kanë dalë në rrugë në shenjë proteste, në një kohë kur kryeqyteti vijon të përballet me tensione prej disa ditësh.

Ndërkohë, situata është shoqëruar me ndërhyrjen e policisë, e cila ka nisur shoqërimin e disa personave.