Vijojnë përplasjet në bulevard/ Protestuesit nuk ndalen, sulm me fishekzjarrë në drejtim të policëve

29 Nëntor 2026
Protestuesit po vijojnë sulmet me fishekzjarrë e gurë në drejtim të efektivëve të policisë në bulevard. Policia po përgjigjet me ujë me presion.
Protestuesit hodhën gurë dhe mjete të forta në drejtim të policisë që u përgjigjur me makinat ujëhedhëse duke arritur të largojë protestuesit nga bulevardi.
Këta të fundit u zhvendosën te Parku Rinia e më tej u shpërndanë të ndjekur nga forcat e FNSH.