29 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës gjatë natës kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, ndërsa aktualisht situata paraqitet e qëndrueshme.

Sipas informacionit të deritanishme, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht, falë ndërhyrjes së subjekteve kontraktore për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugëve.

Megjithatë, disa zona në bashkitë Has dhe Tropojë vijojnë të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 29.11.2026 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë ditës së djeshme ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar dhe gjatë natës i shoqëruar me reshje bore. Aktualisht situata e motit është e qëndrueshme.

Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale e ato bashkiake kanë qenë nën tryesninë e rënies së gurëve, inerteve dhe borës.

Nga subjektet kontraktore gjatë gjithë kohës ka vazhduar puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

-Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç, fshatit Myç-Has, Nj. Adm. Gjinaj, Nj.Adm. Golaj bashkia Has dhe Nj. Adm. Lekbibaj bashkia Tropojë.

-Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.