Protesta në Tiranë, Alimehmeti: – Kur institucionet nuk u shërbejnë njerëzve, qytetarët reagojnë

15 Tetor 2026
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Ilir Alimehmeti kritikoi qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar arrogancën dhe përqendrimin e pushtetit si probleme kryesore. Ai u ndal edhe te reforma territoriale dhe funksionimi i institucioneve.
Alimehmeti deklaroi se mandatet nuk justifikojnë abuzimin me qytetarët. Sipas tij, institucionet janë kthyer në fasada dhe nuk u përgjigjen më nevojave të njerëzve. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si po qeveriset vendi dhe qëndrimin ndaj protestave.
Në përfundim, Alimehmeti theksoi se qytetarët kanë të drejtë të reagojnë kur nuk ndihen të përfaqësuar nga institucionet, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ushtrohet pushteti nga kryeministri Edi Rama.
Ilir Alimehmeti: Problemi më i vogël i mundshëm është ku është kryeministri, ku është futur ai.Problemi i madh është pikërisht arroganca e tij, arroganca e qeverisjes së tij dhe arroganca që i ka dhënë strukturave në varësi të tij. Sepse ndaj asaj arrogance janë ngritur njerëzit.
Kjo ka qenë ajo që të ka çuar përshkallëzimin gjithmonë e më të fortë. Kjo lloj arrogance që paska unë këto 80 e sa mandate, që kemi folur mjaftueshëm si i ka marrë këto 80 e sa mandate, nuk të jep të drejtën e mandatit ty të abuzosh. Të jep të drejtën të qeverisësh, po jo të abuzosh me njerëzit, të jesh arrogant me njerëzit.
Dhe asaj arrogance që i pamë ne dhe një javë më parë që i tha do ngremë kartonët për reformën territoriale kundër vullnetit të të gjithëve, kundër vullnetit të çdo individi të Republikës së Shqipërisë, ka përballë tashti njerëzit, popullin që ai ndaç t’i quajë studentë, ndaç t’i quajë si të dojë, nuk ka pikë rëndësie, janë të gjithë shqiptarë nga i pari te i fundit.
Dhe shqiptarët janë kundër këtij regjimi. Se janë gjithmonë e më të qartë se ku është, ku të duket çuar ky regjim. Ata janë të ngritur kundër arrogancës, janë ngritur kundër asaj përgjigjes barbare që marrin aty përballë, sepse mos të harrojmë një diçka. Policia supozohet që të jetë me njerëzit, supozohet të mbrojë rendin, supozohet të mbrojë shëndetin, jetën. Çfarë bën kjo policia që ne kemi sot aktualisht? Po, paprekshmërinë e institucioneve, dakord, po ka dhe një proporcionalitet.
Kjo nuk ishte, nuk ishte batutë kjo avokat, kjo ishte e vërteta e zhveshur, se kjo nuk mund të quhet batutë. Ky ishte realiteti që neve kemi vitet e kur u bënë protestat e bashkive po ky një diskutim ishte, se bashkia kishte rënë, prandaj ishin protestat. Në momentin kur institucioni nuk i përgjigjet më njerëzve, njerëzit kanë të drejtën e tyre të revoltohen. T’i thonë, ti s’na përfaqëson, ti këtë institucion nuk e ke për ne, ti e paske për tjetrin, e tjetrin, e tjetrin, nuk e dimë se për çfarë e ke, po jo për njerëzit. Ti nuk po vepron bazë të asaj që ne kërkojmë që ti të veprosh.
Dhe fakti që ti ke një shifër aty, se një shifër ka ai, një shifër hipotetike sepse ata deputetët, vetë deputetët e Partisë Socialiste po e shohim se si disa prej tyre po kundërvihen nën rrogoz, se nuk ia mban dhe atyre. Nuk janë në lartësinë e mandatit të tyre. Vetëm njëra u tregua, zonja Koçeku tregoi lartësi mandati, asnjë tjetër nuk ka treguar lartësi mandati, edhe ata po kundërvihen, se ne jemi të qartë çfarë ndodh në botën politike.
Dhe ai zgjedh këtë situatën që të më fshihet mbas fasadës së institucionit, bashkohem me avokatin në këtë drejtim, kur institucionet bien, çfarë duhet të bëjnë njerëzit? Kur institucionet janë kapur nga një dorë, se është një Edi Ramë, me nja pesë kriminelë nga mbrapa, me nja pesë agjentë, nuk e dimë nga i cili shtet na vijnë, dhe nja pesë, ka tezat e veta avokati, dhe nja pesë biznesmenë, quajini si të doni ju, oligarkë, çfarë doni. Për këta punojnë, dhe kjo, ky grupazhi, mos ma merrni këtë pesën si numër fiks ë, po për të treguar që është një numër i vogël.
Në gishtat e një dore numërohen këta. Dhe ky grupazhi na merr ka neve gjithë Shqipërinë, na merr ka neve të ardhmen tonë, na merr ka neve çdo të drejtë që neve kemi. Dhe thonë sepse ne kemi këtë numrin këtu të mandateve. Ku e gjete ti këtë numrin e mandateve? Si e more ti këtë? Me mbrojtjen e kujt e more ti këtë? Se ata njerëz aty po të thonë dhe të kanë delegjitimuar. Nuk ka më legjitimitet Edi Rama të na thotë neve mandatet.
Një sekondë që edhe ta përfundoj dhe një diçka, se tashti këtë e them si qytetar unë, unë nuk jam specialist apo ekspert i fushës juridikut apo të sigurisë. Po mund të them një diçka, një diçka, jo, unë jam me radhë të parë qytetar. Dhe mund të them një diçka, policia nuk matet me shpejtësinë që zbraz një shesh. Dakord?
