Evi Kokalari reagon pas dorëheqjes së Kimberly Guilfoyle: – Takimi me Edi Ramën ia shkatërroi karrierën, të anulohet marrëveshja e gazit!

14 Tetor 2026
Shkarkimi i ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme dhe të mundshme të paligjshme, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Administrata amerikane i kishte kërkuar më herët largimin nga detyra, ndërsa vëmendja po rikthehet edhe te vizitat e saj zyrtare në rajon.
Nga SHBA ka reaguar aktivistja konservatore Evi Kokalari, e cila ka publikuar foton e takimit me përqafime mes kryeministrit Edi Rama dhe Kimberly Guilfoyle jashtë godinës së kryeministrisë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka shoqëruar pamjen me shënimin ironizues: “Takimi që ia shkatërroi karrierën. Të tjerat erdhën më vonë.”
Postimi i Kokalarit i referohet vizitës së zhvilluar muaj më parë në Tiranë për nënshkrimin e marrëveshjes së gazit, ku prania e Guilfoyle u prezantua si mbështetje diplomatike amerikane, ndërsa nënshkrimet u hodhën nga përfaqësues të grupit privat grek AKTOR dhe zyrtarë shqiptarë.

Kimberly Guilfoyle Edi Rama
Në një reagim vijues publik, Kokalari ka minuar edhe më tej bazën logjike të marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë, duke i kërkuar zyrtarisht palës shqiptare që të ndërpresë menjëherë kontratën e gazit me kompaninë tregtare, pasi prania e ambasadores amerikane kishte shërbyer thjesht si fasadë pa asnjë mbështetje apo garanci zyrtare nga Uashingtoni.
