3 dhjetor 2019.

Kryeministri Rama sërish ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit që të bëhen pjesë e projekteve të rindërtimit të banesave dhe të mos nxjerrin asnjë justifikim.

“Asnjë nga ndërtuesit nuk duhet të gënjëjnë veten që do ta kalojnë këtë këtë proces pa u lagur”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama ka treguar edhe justifikimet e disa prej ndërtuesve pas takimit që ka zhvilluar dje në Durrës.

“Disa prej tyre më kanë çuar mesazhe pas takimit që zhvillova mbrëmë në Durrës duke nxjerrë lloj-lloj bishtash, apo arsyetimesh, por më ka bërë përshtypje arsyetimi që ne jemi të falimentuar të shesin shtëpitë e tyre të shesin pasuritë e tyre dhe të marrin marrin kredi apo çfarë të duan, apo të vënë kolateral ca kanë, sepse besoj që fund të ditës, liria është më e shtrenjtë se pasuria. Po qese nuk reagojnë me humanizëm dhe me përgjegjshmëri do ti humbin të dyja”.

Riparimet nën mbykëqyrjen të institutit të ndërtimit.

Rama nënvizoi se të gjitha riparimet do të kryehen nën vëzhgimin e rreptë të ekspertizës së Institutit të Ndërtimit.

“Dje ju kam kërkuar ndërtuesve të këtyre godinave, investitorëve që të përfshihen menjëherë në projektet e riparimit. Po ashtu nga na tjetër, zoti Shkreli së bashku me drejtorin dhe stafin e Institutit të ndërtimit është impenjuar që në një kohë rekord të përgatisw standarded e riparimit, godinë për godinë, kriteret teknike dhe të garantojë që të gjitha riparimet të zhvillohen nën mbykëqyrjen e rreptë të ekspertizës së institutit të ndërtimit”.

o.j/dita