Prishi muret për të bërë lokal, lë jashtë 90 familje/ – Deputeti rilindas në vend të burgut shpërblehet me tendera

Dhjetor 6, 2019

Kryeministri Edi Rama, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili rezulto fatal për vendin tonë pasi ju mori jetën 51 qytetarëve si dhe shkatërro me qindra banesa, deklaronte se ndërtuesit do të mbanin përgjegjësi, por ndërtuesit rilindas vijojnë të fitojnë tendera.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar provat që tregojnë se si babëzia e deputetit rilindas Xhemal Qefalia, sot ka nxjerrë të pastrehë 90 familje në pallatin e ndërtuar prej tij në rrugën ‘Myslym Keta’.

Siç shihet edhe në foto e publikuara nga Malltezi,  pallati 9 në rrugën ‘Myslum Keta’ është i dëmtuar pasi firma e deputetit Qefalia prishi muret mbajtëse për të ndërtuar aty një lokal.

Por për këtë rast skandaloz, deputeti Qefalia jo vetëm që nuk ëhstë në burg siç deklaronte Rama, por ai dhe kompania e tij  ndërtimit vijojnë të gllabërojnë tendera.

Ja postimi  Malltezit:

KRONIKE E NJE KRIMI TE PARALAJMERUAR

Qefalia ben lokal duke shkaterruar mure mbajtese dhe gjithe pallati me 9 hyrje dhe 90 familje ne rrugen Myslym Keta shpallet i pabanueshem!!! Por deputeti Qefalia vijon te perlaje tendera dhe jo te perballet me burgun per ndertim te paligjshem dhe rrezik jete per banoret

Vjet banoret u ankuan ne polici dhe gjithe portalet e fasades qeveritare por pergjigja ndaj banoreve per krimin e Qefalise ishte:

“Duke ju falenderuar që u drejtuat tek platforma e Bashkëqeverisjes, në vijim të rastit tuaj, po Ju vëmë në dispozicion përgjigjen e kthyer nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë:

“Inspektorët e IMT-së kanë kryer verifikimin në terren konform Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit dhe Ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Nga verifikimi i kryer rezultoi se për punimet e kryera nuk nevojtet as leje ndërtimi as deklaratë paraprake, pasi janë punime të nenit 6 bazuar në VKM-në Nr.408 datë 13.05.2015 që klasifikohen si (punime të mirëmbajtjes së zakonshme).”

Me konsideratë, Zyra e Bashkëqeverisjes”.

Ne katin perdhes Shkalla 3 Pallati 4 blloku Myslym Keta jane kryer nderhyrje ne themele dhe murin mbajtes te Pallatit. Tani gjithe pallatit me 9 shkalle i eshte vene shiriti dhe 90 familjeve ju kerkohet te largohen se shteti ishte i pafuqishem ndaj forces korruptive dhe shkelese te ligjit te Qefalise!

Sa qan me lot krokodili, a i tregon vendin Qefalise? E ben dot?

Nga: BOL NEWS