Rama sulmon sërish protestën me parlamentarët e BE-së: – Nuk do i gjeni aq të shumtë dhe aq të bukur sa në Instagram

28 Shtator 206
Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën qytetare, gjatë takimit me parlamentarët e BE-së në Konferencën Ndërparlamentare, mbajtur sot në Tiranë.
Ai u shpreh me ironi se parlamentarët e ardhur nga BE-ja janë argëtuar shumë me flamingot këto kohë, por nuk do i gjejnë aq të shumtë dhe të bukur këtu siç duken në instagram.
Rama: Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për këtë moment jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamengot edhe pse jam i bindur se nuk do gjeni aq shumë flamengo dhe nuk do jenë aq të bukur sa i ndajnë kolegët tuaj në instagram. Është shembulli më i mirë i këtij moment që po kalojmë. Mendoj se Shqipëria ka bërë mjaft mirë këtë dekadën e fundit. Ka kaluar nga një epokë ku gjërat mënoheshin se do bëheshin më keq në një epokë ku njerëzit mendojnë se gjërat do bëhen më mirë. E kanë kuptuar njerëzit se shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo.
Ama në të njëjtën kohë njerëzit kanë edhe pyetje dhe me të drejtë. E natyrshme që këto pyetje të kombinohen edhe me ankthin që të jep koha e sotshme. Edhe në këtë aspekt të ankthit pasigurive të një shkalle vetmie që bëhet e pranishme në jetët tona dhe hapësirën tonë të demokracisë. Kjo ka çuar në një fare trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta. Dhe shumë teori konspirative që kanë shtuar në fakt barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër krahasuar me vendet e BE kemi një përparësi të madhe ne shqiptarët dhe vetë Shqipëria. Ende e dashurojmë BE. Dhe nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja. Ku në vendet tuaja merret si e mirëqenë BE, ne jemi plotësisht të angazhuar, debatojmë shumë gjëra
