Keni dhimbje barku? Largoni parazitët e zorrëve me receta popullore. –

Ndër parazitët që takohen më shpesh te njeriu janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si te të vegjlit ashtu edhe te të rriturit.

Kjo gjë ndodh kur nuk zbatohen rregulat e higjenës. Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve.

Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizmin e saj parazitët, që nëpërmjet jashtëqitjes i nxjerrin në formën e vezëve.

Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e të rriturve dhe fëmijëve, nga lodrat dhe rrobat e infektuara.

Rrugët e përhapjes janë të shumta: duart e palara, perimet apo zarazvatet e palara mirë, uji i pijshëm etj.

Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve.

Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve: askaridoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj.

Parazitët janë të shumëllojshëm. Ata janë të vegjël dhe mezi shihen në mikroskop, deri tek shiriti i derrit dhe i kaut që variojnë nga 8-12 m i gjatë.

Mjekime popullore

Merrni 1 filxhan e gjysëm kafeje me fara kunguli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.

Qëroni dhe shtypni 19 gr hudhër. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma me radhë.

Merrni 60-80 gr lëvore shege të thara dhe të grimcuara. Zihen me 3 gota ujë derisa të mbeten 2 gota ujë. Ena lihet e mbuluar 15 min. kullohet dhe lëngu pihet esëll 2-3 herë brenda 1 ore. Pas 2 orësh nga pirja e lëngut të pihet 30-35 gr vaj recini.

Merrni 1 gotë ujë shëllirë djathi. Fusni në të 4-5 thelbinj hudhre të qëruar dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohet dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.

Merrni 1 gotë me raki të fortë rrushi dhe 3-4 thelbinj hudhre, që grihen imët dhe lihen nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushimi, përsëritet dhe një herë kjo metodë.

Kundër parazitëve të zorrëve merrni 1 kg karrota, lajini, qërojini dhe bluajini. Çaji i shtrydhur pihet menjëherë. Pas 2 orësh i sëmuri pi 1 lugë me vaj recini.

300 gr fara kungulli të qëruara dhe të shtypura përzihen me 10 gr hudhra të shtypura. Hidhni kësaj mase 200 gr mjaltë të pastër. Hani çdo mëngjes esëll 1-2 lugë, për 2-3 ditë radhaza.