13 Shtator 2023

Në konferencë për Censin e Popullsisë, kryeministri Edi Rama tha se ndihet krenar për mënyrën sesi shteti shqiptar trajton minoritetet.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ne kemi një ligj për minoritetet, optimal e rrezatues.

Në fund të fjalës së tij Rama tha se askush nuk mund t’i japë mend Shqipërisë për mënyrën si trajtohen minoritetet.

Kjo deklaratë vjen pas pretendimeve të qeverisë greke dhe Sali Berishës për keqtrajtim të minoriteteve dhe veprime policore ndaj Fredi Belerit.

‘Dua të theksoj edhe për minoritete në Shqipëri. Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë po një nga gjerat që më bën më shumë krenar është se Shqipëria ka legjislacionin më të theksuar europian.

Legjislacionin e ri për minoritete e kemi bërë pa na e kërkuar njeri dhe deshëm të bënim legjislacion optimal rrezatuese. Jam krenar për mënyrën sesi Shqipëri i ka trajtuar komunitetin minoritar. Nuk ka asgjë të ndryshme.

S’ka asnjë minoritar të vetëm që të ngrihen dhe të thotë kam një problem se lidhet me faktin se jam në një etni tjetër. Ne e dinim shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar. Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep mend askush 0.’- tha Rama.