Rama do të heqë vëmendjen nga inceneratorët, të hetohet bashkë me Veliajn

Nga OraNews

8 Maj 2022

Thirrjet për SPAK, Braimllari: Rama do të heqë vëmendjen nga inceneratorët, të hetohet bashkë me Veliajn

Në një intervistë për RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se me deklaratat e tij ndaj SAPK-ut Edi Rama po mbron veten e tij nga çështja e incineratorëve

Braimllari tha se kjo është afera më e madhe në vend  dhe nuk është përgjegjësi individuale e disa individëve, por përgjegjësi kryesor është Rama dhe Veliaj në krye të kësaj organizate kriminale.

Ai shtoi se SPAK duhet të thërras Veliajn dhe Ramën lidhur me këtë çështje, duke shtuar se ky institucion tashmë është i vonuar.

Braimllari: Edi Rama po mbron veten e tij nga çështja e incineratorëve. Artikulimi i tij publik për ta drejtuar vëmendjen e SPAK-ut tek aktorë të tjerë politik, është për ta hequr vëmendjen nga çështja e incineratorëve. Kjo është afera më e madhe në vend  dhe nuk është përgjegjësi individuale e disa individëve, por përgjegjësi kryesor është Rama dhe Veliaj në krye të kësaj organizate kriminale. Ai do të tërheqë vëmendjen pasi është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje.

Ne gjykojmë se SPAK-u duhet të thellohet në raport me çështjen e incineratorëve dhe të marrë në pyetje Edi Ramën dhe Erion Velijan si dhe ministrat që qeverisë që janë të përfshirë në këtë aferë. Prandaj e shoh gjuhën e Edi Ramës po bën një spektakël mediatik për këtë arsye. Për ne SPAK-u është i vonuar në raport me çështjen e incineratorëve. Ne si LSI e kemi denoncuar para 25 prillit çështjen e incineratorëve dhe rezultati politik do të ishte ndryshme nëse do të vepronte SPAK para kësaj date. Nuk mund të ngelin hetimet vetëm te një sekretar. Ne duam që të thirret Veliaj dhe Rama.

Nga OraNews