Vlladimir Putin 9 maji 2022

Putin: – NATO një kërcënim i dukshëm për Rusinë, po përgatisim operacione të tjera

9 Maj 2022

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.

Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” ndërsa shton se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku operacionet e Rusisë do të jenë të fokusuara.

Putin: Operacioni special ushtarak në Ukrainë ishte i nevojshëm

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar.”- tha Putin.

Nga OraNews