11 Korrik 2026

Mediat më të rëndsësishme botërore po kryqëzojnë Kryeministrin Edi Rama pas vendimit për dhënien e mbi 4 milionë eurove për Koncertin e reperit Kanye West i planifikuar për tu zhvilluar këtë fundjavë nmë Tiranë. Prestigjozja franceze “Le Monde” evidenton fakton se reperi është i ndaluar të performojë në shumicën e vendeve europiane për shkak të qëndrimeve të tij anti-semite dhe neonaziste dhe sjell në vëmendje protestat masive që kanë shpërthyer në Shqipëri, i konsideruar si vendi më i varfër në Europë.

I shpallur persona “non-grata” në shumicën e vendeve të Evropës për shkak të shpërthimeve të tij neonaziste dhe antisemite, reperi amerikan Kanye West do të pritet, përkundrazi, me krahë hapur këtë të shtunën (sot), më 11 korrik, në Tiranë, nga një pushtet shqiptar që aktualisht po kundërshtohet fuqishëm në rrugë.

Kryeministri i këtij vendi të vogël ballkanik, socialisti Edi Rama, vendosi të hënën, më 6 korrik, të çlirojë “me urgjencë” një subvencion prej 4 milionë eurosh për të shpëtuar koncertin e yllit kontrovers amerikan. Ky njoftim ka ngjallur zemërimin e mijëra protestuesve, të cilët që nga fundi i majit protestojnë çdo mbrëmje përpara dritareve të zyrës së kryeministrit.

Duke bërë paralelizëm me mungesën alarmante të financimit të spitaleve në këtë vend, që renditet ndër më të varfrit e Evropës, shumë protestues e shohin këtë koncert dhe këtë subvencion si një simbol të ri të mënyrës se si kryeministri, në pushtet që prej vitit 2013, po përvetëson të gjitha institucionet me synimin për t’i shërbyer imazhit të tij dhe interesave nganjëherë të dyshimta.