Qendisme shqiptare e fundshekullit XIX.

Nga: Jaho Brahaj.

Pelhure e qendisur me fill Ibershimi (mendafsh original) mbi cope ngjyre e bardhe po mendafsh. Qendisma eshte me vjetersi, qe nga fundi i shek. XIX. Ka qene cope me permasa pothuajse katrore, eshte e montuar (paspartuar) ne kornize druri. Ne qender te copes se mendafshte ka nje katror te kornizuar me nje bordure per vendosjne e nje fotografie familjare. Copa e mendafshte mbi te cilen eshte qendisur ruhet ne gjendje te shkaterruar (shume e demtuar) nga vjetersia dhe ndoshta edhe nga demtimet e insekteve (mola). Ruhet e gjithe pjesa e qendisur, por si  thame, ne gjendje te keqe fizikisht.

Restaurimi mundet ta sjelle prape ne gjendje te mire fizike per ruajtje ndoshta edhe per ekspozim. Sot nuk mundet ta percaktojme se a eshte qendisme e punuar ne vend apo eshte e importuar. Por duke shikuar qendsmat e veshjeve popullore te kohes dhe me dijenite qe kemi per mjeshteret  (dhe mjeshterit) qendistar shqiptar. Ketij mendimi i shtojme dhe faktin qe pelhure Mendafsh Origjinal (natyral) punohej ne disa qytete shqiptare dhe me cilesi nga me te mirat ne Europe.