Porosia e Fundit. Ndiqeni Pashkun e Madh. Por mos u ngaterroni me Peshqit e tjere te medhenje. –

 

 Donald Lu: Si dështoi policia në arrestimin e Balilit. Ka lidhje politike të fuqishme

05.07.18

Përpara largimit nga Shqipëria, ambasadori amerikan Donald Lu e la një mesazh të qartë. Gjatë një ceremonie për “Forcën e Ligjit” diplomati amerikan tha se kriminelët tani duhet të kenë frikë nga drejtësia.

Por dhe një peng e kishte ambasadori amerikan: Mos arrestimi i Kelment Balilit, i cilësuar si “Eskobar i Ballkanit”. Donald Lu tha se ai ka lidhje të fuqishme politike.

Dua të theksoj një dështim të qeverisë, dështimi për të arrestuar Kelmend Balilin. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet policia, qeveria dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë. Askush nuk është mbi ligjin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë“, u shpreh ambadori Lu.

Gazeta Shqiptare