20 Dhjetor 2023

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë është duke kryer punime të mirëmbajtjes për restaurimin e Shtëpisë Muze të Kostandin Kristoforidhit, në lagjen Kala, Elbasan.

Kjo ndërhyrje do të eliminojë rrezikun që i kanoset këtij objekti si dhe do të sjellë vënien në funksion të tij.

Çatia shfaqte problematika në konstruksion si dhe ishte vënë re prania e lagështisë në ambientet e brendshme të objektit.

Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Korçë është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë.

Gjithashtu përfundoi restaurimi i dyshemesë së dëmtuar prej dërrase dhe pastrimi nga vegjetacioni i territorit.

Restaurim shtëpisë-muze të Kostandin Kristoforidhit në

DRTK Korçë bën me dije se vijon puna për trajtimin e materialit drusor me antimol dhe vaj lini, restaurimin e portës së jashtme hyrëse në oborr dhe përforcimin e shkallëve të objektit.