20 Dhjetor 2023

Duke folur mbi sigurinë kibernetike të bankave, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se gjëja më e rëndësishme është mosprekja e parave të qytetarëve. Soko vë në dukje se në rast se krijohet një panik, dhe njerëzit tërheqin depozitat, rënia e bankave çon në faliment të gjithë vendin.

I rëndësishëm është parandalimi.

Nëse ndodhin njëherë mbaroi loja.

AKCESK ka përgjegjësinë më të madhe për të siguruar qytetarët shqiptarë që kursimet e tyre janë të paprekura. Siguria e bankave gjithmonë është përdorur dhe duhet të përdoret forma më e larta e sigurisë, forma më konvencionale dhe aktuale e teknologjisë së përdorur.

Më e rrezikshme akoma është tjetërsimi i parave pa dijeni fare. Flitet shumë pak për ketë gjënë. Jo vetëm AKCESK-u duhet të monitorojë bankat, por dikush duhet ta monitorojë AKCESK-un vet.

Ajo që unë shqetësohem, është mosprekja e substancës, lëndës, parasë. Ajo që unë i mëshoj fort është ruajtja e sigurisë së parasë, sepse ajo çedon gjithë sistemin.

Imagjino çfarë ndodh nëse del një lajm, për një bankë ku na ndodhur një tjetërsim të llogarive, apo vjedhje parash. Nuk është problemi se humbën ca njerëz, por është paniku që krijohet. Banka të falimenton vendin. Nëse sistemi bankar çedon të falimenton.

Nëse bien bankat, falimentove. Prandaj është shumë e rëndësishme siguria në këtë sektor. Implikimet sociale janë të tmerrshme. Imagjino të ndodh diçka, i ke të derdhur të gjithë qytetarët për të tërhequr depozitat. Duke vajtur njerëzit dhe duke mos gjetur lekë aty, sepse bankat si mbajnë lekët aty, ruhen në BSH. Jo të gjithë e kuptojnë procesin”.

Gazeta Sot