Te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi duhet ti drejtojme vetvetes nje pyetje: – Pse jemi popull qe kemi humbur kujtesen, trashegimine tone.

Cdo popull tek pasuria e tij trashgimi, sikur takon dhe nderon te Paret e Tij.

Ja nje shembulli i shkaterrimit sistematik te ilustruar me foto, kemi nje banese qytetare nga qyteti i Krujes.

Banesa e piktuaruar nga brenda dhe ne fasaden e jashtme ishte veper arti ne urbanistiken e qytetit.

Ajo ishte ne gjendjen e ruajtur deri ne vitet ’80 te shekullit te kaluar. Sot nuk i gjenden as gjurmet e artit te piktures murale. Shembuj te tille ka plote nga qytetet dhe fshatrat e Shqiperise.

Natyrshem lind pyetja. Valle pse duam kaq pak artin dhe trashegimine.