Protesta studentore hyn sot në ditën e saj të 11 dhe studentët do të protesojnë të bashkuar para Kryeministrisë në orën 10:00. E nisur që nga data 4 dhjetor përpara Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit, protesta ka marrë përmasa dhe po përshkallëzohet paqesish dita ditës por me vendosmëri.
Në thirrje theksohet se protesta duhet të vazhdojë paqesisht dhe për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet, deri në një moment të dytë.
Kujtojmë se mërkurën protesta u zhvillua në dy sheshe: përpara Ministrisë së Arsimit dhe përpara Kryeministrisë.
Të enjten, studentët u bashkuan të gjithë përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas, drejt Kryeministrisë.
Sot, ata do të jenë njëzëri më thirrjet e tyre në sheshin përballë godinës së qeverisë me thirrje të fuqishme dhe bilbilë për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

protesta_e_studenteve Dita e 11-te