Profesori i njohur austriak:Rama si Vuçiçi, të dy janë autokratë, arrogantë dhe të korruptuar

6 Qershor 2026
Profesori i njohur i universitetit të Gracit në Austri, Florian Bieber, reagoi pas intervistës skandaloze të Edi Ramës në CNN.
Bieber shkruan se Edi Rama është si Aleksandër Vuçiçi në çdo aspekt.
“Rama tingëllon si Vuçiçi. Ai nuk ka durim për gazetarët, flet për luftën hibride dhe armiqtë e jashtëm.
Nuk ofron hapësirë për një debat serioz. Ky është manuali i zakonshëm.
Më kujtohet debati i tyre në Vjenë në samitin e Procesit të Berlinit në vitin 2015 dhe ndjeva se ishin personalitete të ndryshme, por të dy ishin të pamëshirshëm, arrogantë dhe të vendosur për të sunduar.
Ata erdhën në pushtet afërsisht në të njëjtën kohë; tani, të dy sfidohen nga lëvizje të ngjashme kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe sundimit autokratik,” shkruan profesori i njohur.
