
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar në qarkun e Fierit
14 Shtator 2025
Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, ku janë mashtruar disa qytetarë, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark.
Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari të këtij hetimi.
Ndërkohë, në orën 11:00, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.
Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.